Rrisim Ram ne Xp Funksionon dhe eshte e rekomanduar

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Rrisim Ram ne Xp Funksionon dhe eshte e rekomanduar

Mesazh  EliTe Crew prej Sun Jun 13, 2010 3:50 pm

Per kompjuterat relativisht te vjeter me memorie RAM 512 Mb e poshte, eshte nje opsion tashme i domosdoshem qe duhet aktivizuar manualisht (me mire) per te arritur nje performance sa me optimale te sistemit. Shume perdoruesa dine ta aktivizojne por cfare parametrash duhet te vendosim qe ta arrijme rezultatin maksimal?

Ne radhe te pare, shkurtimisht cfare funksioni kryen memoria virtuale (virtual memory) ?

Virtual memory eshte pjese perberese e sistemit operues (Windows) cka ben te mundur transferimin ne diskun e ngurte (harddisk) te nje pjese te informacionit qe mbahet ne RAM dhe qe nuk perdoret nga procesori, ne menyre qe te lirohet hapesira fizike e RAM-it per te perdorur me shume memorie per aplikacionet dhe programet qe jane hapur dhe punohet ne to. Ky proces ndodh automatikisht dhe nuk vihet re nga perdoruesi pothuajse fare.

Por sa eshte limiti i perdorimit te memories virtuale?

Idealja eshte maksimumi dyfishi i memories fizike RAM dmth nqs keni 256 Mb RAM, virtual memory duhet te jete 512 Mb. Nqs vendoset me shume se dyfishi fizik kthehet ne nje proces boomerang me efekte negative pasi nqs ruhet ne memorien virtuale (fizikisht ne harddisk) nje pjese e madhe e programeve, komunikimi i harddiskut me procesorin me ndermjetes ‘zbrazje’ dhe ‘mbushje’ ne RAM eshte shume me i ngadalte se komunikimi i drejtperdrejte RAM-procesor.

Ne konfigurimin e sakte ndjehet vetem nje ngecje e vogel kur nderrohet aplikacioni (programi) pra kur behet zbrazja dhe mbushja e njerit me tjetrin nga memoria virtuale ne RAM.

Ne rast se tejkalohet kufiri i mesiperm sistemi behet shume i ngadalte si pasoje e komunikimit te vazhdueshem (zbrazjes dhe mbushjesh se memories virtuale ne harddisk)

Ne vijim tregohen hapat per te shkuar tek opsioni i konfigurimit te memories virtuale ne sistemin operues Windows XP.

1.Tabela e meposhtme del duke shtypur butonin e djathte (right click) mbi My computer dhe ne menu Properties.

2.Aty shtypni tab-in Advanced sic tregohet me shigjeten portokalli.

3. Settings te grupimi i pare ‘Performance’

4. Te dritarja tjeter zgjidhet opsioni ‘change‘ te virtual memory ne fund te tabeles.

5. ne fund te tabela e memories virtuale, zgjidhet ‘custom size‘ dhe vlera fillestare (initial size) vihet e njejte me vleren maksimale (maximum size).

Kjo rekomandohet nga shume faqe zyrtare te lojerave online pasi detyron sistemin ‘njehere e mire’ te dedikoje nje memorie konstante per virtual memory pa u ndikuar dinamikisht se sa perdoret momentalisht.

Vlerat ne tabelen e mesiperme jane vene per ilustrim, konkretisht me lart vlera fizike e RAM-it supozohet se eshte 256 Mb.

EliTe Crew

Numri i postimeve : 158
Join date : 13/06/2010
Age : 25
Location : united cracker group

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi